Shtëpia e saj është e mbushur me lule

Shtëpia e saj është e mbushur me lule

Remzie Osmani është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore. Me ëmbëlsinë që ajo ju ka sjellë këngëve popullore ndër vite,  ka arritur që të bëjë për vete fansa të shumtë.

Përveç me këngë të reja, Remzie Osmani aktive është edhe në rrjetet sociale ku ndan me fansat e saj fotografi nga jeta e përditshme.

Sot ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram ku na ka prezantuar disa ambiente brenda shtëpisë së saj e që në çdo kënd ka lule, shkruan rtv21.tv

‘’Ah sa i dua’’ ka shkruar ajo tek njërën prej foto të publikuar.

Ndryshe, kujtojmë se “Po martohemi” është projekti i fundit nga Remzie Osmani. Kjo këngë ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media