Ariana tejet aktive

Ariana tejet aktive

Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, Ariana është ndër gratë më të komentuara dhe të pëlqyera të artistëve.

Ariana, e cila është në prag të lindjes së fëmijës së katërt, ende vazhdon të jetë në formë të mirë. Kjo shihet nga imazhet e ndryshme që ajo publikon për njerëzit e shumtë që e ndjekin në instagram, shkruan rtv21.tv

Sot, bukuroshja e Ermalit publikoi dy imazhe të bukura në instastory për 202 mijë ndjekësit e saj, në të cilat duket shumë bukur.

Me flokë të lëshuara dhe e veshur me ngjyrën e zezë dhe hiri, bashkëshortja e Ermalit duket tejet bukur në imazhet që publikoi nga vetura e saj luksoze.

Kujtojmë që në muajin maj, Ermali i ka dhuruar Arianës një veturë luksoze, për të cilën ajo e ka falënderuar.

Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se 10 vjet. Ata janë prindër të një djali dhe dy vajzave, ndërsa janë në pritje edhe të vajzës së tretë./21Media