Përgatitjet për korrje-shirje

Përgatitjet për korrje-shirje

Komunat e Anamoravës kanë filluar përgatitjet për fushatën e korrjeve-shirjeve me themelimin e komisioneve që do të mbikëqyrin këtë fushatë.

Sipërfaqet e mbjella në Komunën e Vitisë me drithëra të bardha këtë vit janë 5 mijë hektarë tokë. Breshëri që ra kohë më parë dëmtoi në fshatin Sllatinë mbi 80 për qind të prodhimeve bujqësore, kurse dëmet konsiderohen mbi 600 mijë Euro./21Media