Breshëri shkatërroi të mbjellat, banorët duan kompensim

I gjithë investimi i shkoi dëm para 24 ore

Breshëri la shumë familje në hall, pasi dëmtoi pothuajse gjithçka në arat e fshatarëve të Grushinës.

Dëme më së shumti pësuan të mbjellat.

Por nuk kanë shpëtuar as shtëpitë dhe makinat e fshatit.

Për këto dëme, sot banorët e Grushinës u mblodhën para shkollës fillore të fshatit, dhe po i çajnë hallin kryetarit të komunës se si do t’ia bëjnë!

“Kemi pas edhe hera tjera dëme në bujqësi por sikur kësaj here jo me gjithë këtë intenzitetë hera e fundit ka qenë në vitin 74 ku edhe atëherë ka pas dëme të mëdha nga breshëri edhe tash siç mundë të shihni dëmet janë jashtëzakonisht të mdhaja”, tha Naim Bislimi, banorë.

Dëme në bujqësi kanë edhe disa familje që kishin investuar mbi 100 mijë euro.

“Ne personalisht kemi mbi 5 mijë euro investime, por kemi disa bashkëfshatarë që dëmi i tyre arin deri në 100 mijë. Por kemi dëme edhe nëpër shtëpi, si dritare, vetura, fasada kemi shumë dëmtime”, tha Ferat Fejzullahu, banorë.

Në teren për t’i parë dëmet ishte edhe kryetari i Haraçinës Brahim Ajvazi i cili premtoi evidentimin e dëmeve në mbarë komunën.

Por, megjithatë nuk harroi t’i bëjë thirrje ministrisë së bujqësisë që të formojë komision i cili, përpos evidencës edhe do t’i zhdëmtojë bujqit.

“Por unë kisha apeluar deri tek institucionet deri tek qeveria, që të marrin masa të formojnë komisione dhe të dalin në teren, të bëjnë vlerësimin dhe të kompensohen këto qytetarë”, tha Brahim Ajvazi, Kryetar i Komunës Haraçinë.

Në terren doli edhe ministri i bujqësisë Ljupço Nikolovski dhe premtoi reagim të shpejt.

“Dua të ju informoj se kam dhënë urdhër që menjëherë gjatë ditës së sotme deri më ora 16 e më vonë deri nesër, që të gjitha komunat të cilat kanë qenë të kapluara nga moti i keq dhe deri te njësit rajonale të jenë në teren për të vlerësuar dëme”, tha Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Përveç të mbjellave nuk shpëtuan pa dëme edhe shitësit e luleve në pazarin e Shkupit. Atmosferë Këta shitës po e hedhin gjysmën e mallit të tyre që ju dëmtua.

Kurse nga enti meteorologjik edhe sot kanë parashikuar mot me vranësira si dhe reshtje të shiut./21Media

Back to top button