Rast i rrallë, habiten edhe qytetarët

Rast i rrallë, habiten edhe qytetarët

Jemi mësuar që në rrugë të shohim njerëz të cilët i nxjerrin për shëtitje kafshët e tyre shtëpiake, një qen apo mace, por asnjëherë nuk kemi parë dikë që mbanë një breshkë dhe e nxjerrë për shëtitje.

Por, ka edhe prej këtyre të fundit, një burrë nga Gloucestershire e Anglisë, ka filluar të shëtisë breshkën e quajtur Nancy Drew, në pijetore dhe përreth qytetit, transmeton rtv21.tv.

Jason Smith thotë se breshka afrikane, i cila është mashkull, duhet të djeg energjinë, pasi ai po kërkonte një bashkëshorte në këtë kohë të vitit.

Krijesa është bërë e famshme rreth Tewkesbury, me njerëz që duan të ndalen dhe të thonë përshëndetje. Breshka pati shumë admirues kur e nxorrën për shëtitje./21Media