Brexit u nënshkrua me stilolaps 400 funtesh

Kryeministrja e Britanisë së Madhë nënshkroi documentën që I dërgohet Këshillit Evropian, që fut në fuqi artikullin 50

Njerëzit rreth e rreth vendit që votuan për Britaninë të largohet nga Bashkimi Evropian do të lehtësohen, pasi kanë kërkuar që t’iu kthehet zëri dhe kontrolli atyre.

Theresa May për të nënshkruar këtë vendim përdori një stilolaps Parker me vlerë 400 funte, e kjo nuk ka kaluar mirë në sytë e britanikëve, shkruan rtv21.tv.

Ky stilolaps I firmës Parker është I pajisur me 2 copëza ari 18 karatësh, e vlera e tij është sa mesatarja e qirasë mujore në Britani, dhe poashtu është edhe 270 funte më shumë se paga mesatare javore.

Kjo është një shenjë që udhëheqësit britanikë po e marrin lehtë ndarjen nga Bashkimi Evropian, e kjo I ka frikësuar banorët e Britanisë së Madhe, sidomos ata që kanë qenë kundër Brexit-it./21Media

Back to top button