Ky ndryshim mund ta ndikojë edicionin e vitit të ardhshëm të Brit Awards

Ky ndryshim mund ta ndikojë edicionin e vitit të ardhshëm të Brit Awards

Brit Awards po synon të bëjë disa ndryshime. Po synohet që të largohen kategoritë ‘artistja më e mirë femër’ dhe ‘artisti më i mirë mashkull’ – dhe po synojnë ta vendosin kategorinë për gjininë asnjëanëse.

Ky ndryshim mund ta prek edicionin e vitit të ardhshëm të Brit Awards dhe erdhi vetëm një javë pasi që këngëtari Sam Smith kërkoi nga njerëzit që të mos i referohen me përemra të gjinisë mashkullore, transmeton rtv21.tv

U raportua dje se organizatorët po vendosin të përditësojnë kategoritë që të akomodojnë artistët me gjini të papërcaktuar si Sam Smith, 27-vjeçar.

Ai muaj më parë deklaroi se nuk ndihet as mashkull as femër, por “diçka ndërmjet”, ndërsa ka theksuar se njerëzit përreth tij e mbështesin vendimin që ka marrë./21Media