BE i pret bisedimet nga Londra

BE i pret bisedimet nga Londra

Britania nuk mund të pajtohet me një marrëveshje divorci me Bashkimin Evropian, pa një pakt ku të vihen në kornizë marrëdhëniet e ardhshme mes palëve, duke “hedhur topin” drejt bllokut evropian, i cili gjithashtu thotë se nuk mund të propozojë bisedime, pasi i pret këto nga Londra.

Të dyja palët po presin përparim të dukshëm në një takim të 17-18 tetorit në Bruksel, por në sekuenca të ndryshme, pasi Kryeministri Theresa May dëshiron të shohë propozimin e BE-së për lidhjet pas Brexit-it, ndërsa BE kërkon një ofertë të re prej Londrës, në lidhje me kufirin irlandez.

Zëdhënësi i May përsëriti qëndrimin e Britanisë të hënën, që Brukseli duhet të lëvizë i pari dhe se “nuk mund të ketë marrëveshje të tërheqjes pa një kuadër të saktë të ardhshëm”.

“Ka një ndryshim midis njerëzve që flasin me optimizëm për një marrëveshje që përfshin si tërheqjen, ashtu edhe kornizën e ardhshme të bashkëpunimit”, tha ai.

27 anëtarët e mbetur të BE mund të vonojnë punën për të ngritur propozimin e tyre për lidhje të forta tregtare pas Brexit dhe do të përqendrohen në përgatitjet e tyre këtë javë, duke përfshirë edhe kontigjentin për një skenar “jo-marrëveshje”, duke marrë parasysh ndarjet e thella brenda kampit të May mbi kushtet e Brexit.