Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme

Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj deklaroi sot se është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilin e njoftoi për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, e uroi për detyrën e re ministrin Sefaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit./21Media