Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët

Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët

Kryeministri britanik do kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse Bashkimi Evropian propozon shtyrjen e Brexit deri në janar.

Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët të cilët vendosën të mos e miratonin në Parlament.

Tani liderët e BE-së do të vendosën nëse do shtyjnë afatin e Brexit pas datës 31 tetor.

Një letër që Johnson u detyrua me ligj t’ia dërgonte bllokut pasi nuk arriti të sigurojë mbështetjen për marrëveshjen e tij të shtunën, kërkon një zgjatje prej tre muajsh.

Por një burim për BBC thotë se kryeministri nuk do pranojë një zgjatje kaq të gjatë të Brexit.

“Të shtunën parlamenti britanik kërkoi një vonesë deri në janar. Nëse Brukseli bie dakord, atëherë e vetmja mënyrë që vendi të ecë përpara është të shkojë në zgjedhje. Ky Parlament ka rënë,”-tha një burim pranë kryeministrisë.