Britania e Madhe: Do të kërkojmë heqjen e plotë të tarifës

Johnson foli në telefon me Vuçiq

Britania e Madhe ka përshëndetur heqjen e pjesshme të tarifës ndaj mallrave serbe.

Siç njofton Ambasada e Britanisë në Kosovë, Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka biseduar në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq:

“Kryeministri Johnson e përshëndeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të tarifës”.. thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë dje në një konferencë për media se pas konsultës me institucione kanë vendosur që nga 15 marsi të hiqet tarifa 100% ndaj lëndës së parë të importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim se nëse Serbia do ta ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, taksa 100% do të largohet plotësisht nga 1 prilli.

Në anën tjetër SHBA nuk e ka përkrahur vendimin e Kurtit, duke thënë se taksa duhet të hiqet plotësisht./21Media

Back to top button