Fitorja e parë e Britanisë së Madhe në U20

Fitorja e parë e Britanisë së Madhe në U20

Britania e Madhe ka mposhtur kombëtaren e Irlandës në IHF Trophy U20, me rezultat përfundimtar 26-21. Edhe gjatë pjesës së parë ka qenë në epërsi Britania e Madhe kundër Irlandës me rezultat 15-12.

Kombëtarja e Irlandës në këto gara ka një barazim dhe tri humbje, ndërsa për Britaninë e Madhe kjo është fitorja e parë në u20, pasi në ndeshjet paraprake kishte pësuar humbje.

Ndeshja është zhvilluar nga ora 16:00 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti nga portali rtv21.tv

Kjo garë është e rëndësishme sidomos për Kombëtaren e hendbollistëve deri 20-vjet, sepse kur arrihet vendi i parë sigurohet e drejta e paraqitjes në fazën interkontinentale. Nëse arrihet fitorja në fazën interkontinentale, sigurohet pjesëmarrja historike në kampionatin botëror të juniorëve të vitit të ardhshëm.

Gara kulmon nesër me takimin Kosovë-Gjermani, që shënon edhe përfundimin e kësaj gare, IHF Trophy “Kosova 2018”./21Media