Britania e Madhe sot zyrtarisht largohet nga BE-ja

31 janari vetëm fillimi

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku më 31 janar.

Njëzeteshtatë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian miratuan marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë përmes një procedure të shkruar, tha Këshilli Evropian më 30 janar, një ditë pasi Parlamenti Evropian votoi me shumicë dërrmuese në favor të marrëveshjes.

Në një seancë në Bruksel, të ngarkuar edhe me emocione, ligjvënësit votuan me 621 vota për dhe 49 kundër Brexit-it.

31 janari i vitit 2020 është vetëm fillimi i këtij procesi dhe jo fundi. Nga sot e deri më 31 dhjetor të vitit 2020, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do të duhet t’i negociojnë detajet e largimit nga blloku.

Marrëveshjet tregtare do të jenë përcaktuese në marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit./21Media

Back to top button