Irani ka mohuar përfshirjen në këtë sulm

Irani ka mohuar përfshirjen në këtë sulm

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Britania konsideron që Irani është përgjegjës për sulmin e 14 shtatorit në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, dhe do të shqyrtojë mundësinë për pjesëmarrje në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Mbretërisë Saudite.

Mirëpo Johnson, i cili ka dhënë këto deklarata për gazetarët teksa është nisur në Asamblenë e Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë edhe se Britania do të punojë me aleatët për të ulur tensionet në Lindje të Mesme.

Kryeministri konservator ka thënë se Britania “ia atribuon përgjegjësinë me shkallë të lartë të mundësisë, Iranit” për sulmet me dronë dhe raketa në Arabinë Saudite.

Tensionet në Lindje të Mesme janë përshkallëzuar pas sulmit, për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite po ashtu kanë mbajtur përgjegjës Iranin, më pas për shkak të luftës së vazhdueshme në Jemen dhe Siri, si dhe pas përpjekjeve të drejtuara nga SHBA-ja për të siguruar lëvizje të lirë në Ngushticën e Hormuzit, pas kapjes së disa anijeve komerciale nga ana e Iranit.

Irani ka mohuar përfshirjen në këtë sulm dhe ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se secili sulm do të rezultojë me luftë të shfrytëzimit të të gjitha kapaciteteve.