Britania nuk planifikon referendum të ri për Brexit

Ministri britanik i Arsimit Damian Hinds tha se qeveria nuk po planifikon një referendum të ri për Brexit

Ai kështu mohoi pohimet se ministrat po shqyrtonin mundësinë e një votimi të tillë.

I pyetur nëse qeveria po përgatitej për referendum, Hinds tha për Sky News se referendumi i ri do të çonte në një ndarje.

“Njerëzit tashmë kanë votuar, kemi pasur një referendum, dhe tani ne duhet t’i zbatojmë rezultatet e këtij votimi,” tha ai.

Hinds e përshkroi marrëveshjen e kryeministres Theresa May, mbi sugjerimin e BE-së si “të balancuar” dhe arriti në përfundimin se deputetët duhet ta mbështesin atë.

Back to top button