10 vjet marrëdhënie diplomatike

10 vjet marrëdhënie diplomatike

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Ambasada ka publikuar një video në Facebook, ku paraqiten takimet më të rëndësishme të përbashkëta që janë bërë mes zyrtarëve të lartë të Britanisë me ata të Kosovës dhe marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë këtyre 10 vjetëve.

“Në këtë vit Britania e Madhe feston 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Urime 10 vjetorin Kosovë”, ka shkruar Ambasada.