Britanikët kundër largimit të vendit nga BE-ja

Sipas një sondazhi, 56 përqind do të votonin kundër daljes nga BE

Nëse referendumi për largimin nga BE do të organizohej sërish në Britani, 56 përqind e qytetarëve do të votonin për bllokun evropian, që është përqindja më e lartë që nga shpallja e Brexit në vitin 2016, tregon sondazhi i fundit i YuGov.

Rezultatet e sondazhit, të porositur nga fushata për një referendum të ri, tregojnë se 56 përqind do të votonin kundër daljes së vendit nga BE dhe 44 përqind do të ishin pro ose të pavendosur.

Dje, deputetët britanik nuk miratuan votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. 325 deputetë votuan pro saj, ndërsa 306 ishin kundër. Ky votim vjen vetëm një ditë pasi që Theresa pësoi humbjen më të madhe parlamentare ndonjëherë, pasi që parlamenti votoi kundër marrëveshjes së saj për largim nga BE-ja. Kundër marrëveshjes kanë votuar 432 deputetë, ndërsa 202 ishin pro.

Back to top button