British Airways humb 92 milionë euro
Kjo për shkak të prishjes kompjuterike
Ç’rregullimi treditor i fluturimeve të kompanisë ajrore britanike British Airways për shkak të prishjes kompjuterike do t’i kushtojë kësaj kompanie 80 milionë funta, ose 92 milionë euro, njoftoi sot kompania e saj amë IAG.
“Vlerësimet preliminare të shpenzimeve bruto për shkak të ndalimit të fluturimeve sillen rreth 80 milionë funta”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i IAG, Uilli Uolsh në takimin e aksionarëve në Madrid, transmeton AFP.