Grupi britanik shtoi se ky proces synon të harmonizojë rrjetet EE

Grupi britanik shtoi se ky proces synon të harmonizojë rrjetet EE

Grupi British Telecom (BT) ka njoftuar se do të largojë Huawei Technologies nga baza kryesore e operacioneve ekzistuese 3G dhe 4G dhe nuk do të përdorë produktet e një kompanie kineze në pjesët qendrore të rrjetit të saj të ardhshëm, raporton Reuters.

Zelanda e Re dhe Australia i ndaluan kohët e fundit operatorët e telekomit nga përdorimi i pajisjeve të Huawei në rrjetet e reja 5G, duke përmendur shqetësimet rreth “përzierjes” së mundshme të qeverisë kineze në infrastrukturën e tyre të komunikimit.

Huawei, prodhuesi më i madh i pajisjeve të rrjetit në botë para Ericsson dhe Nokia tha se Pekini zyrtar nuk ka ndikim në biznesin e tyre. BT shpjegoi në një deklaratë se pajisja Huawei nuk ishte përdorur në bazën e rrjetit të tyre fiks dhe u hoq nga rrjetet mobile që mori në vitin 2016, me blerjen e operatorit EE.

Grupi britanik shtoi se ky proces synon të harmonizojë rrjetet EE me pjesën tjetër të biznesit të tyre, përndryshe BT do të duhet të ndryshojë politikën e saj të biznesit.