Spears drejt martesës...

Spears drejt martesës…

Ylli i muzikës pop, Britney Spears është fejuar me të dashurin, Sam Asghari? Kështu të paktën thonë mediat  botërore, e që sipas tyre krejt kjo për shkak të një unaze me diamant që këngëtarja ka mbajtur në premierën e “Once Upon a Time in Hollywood”.

Britney Spears, Once Upon a Time in Hollywood Premiere, Ring

Spears u shfaq të hënën mbrëma në premierën e filmit, e veshur me një fustan të kuq që e kishte kombinuar me taka të zeza, përcjell rtv21.tv.

Britney Spears, Sam Asghari, Once Upon a Time in Hollywood Premiere

Çifti nga kjo natë ka shpërndarë foto në llogaritë e tyre personale në rrjetin social, Instagram, por pa i komentuar titujt e mediave online.

 

View this post on Instagram

 

Our first premiere ⭐️ @samasghari

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Nuk dihet nëse kjo është një thashethem që po qarkullon apo me të vërtetë çifti kanë vendosur të dërgojnë lidhjen e tyre në një fazë tjetër.

Kujtojmë që Spears dhe Asgahri janë në lidhje që nga viti 2016.

Këngëtarja më herët ka qenë e martuar dy herë. Martesa e parë me shokun e fëmijërisë, Jason Alexander kishte zgjatur vetëm 55 orë, ndërsa për herë të dytë ishte martuar me Kevin Federline me të cilin ka dy djem, Sean dhe Jayden./21Media