Brnabiq flet për tregti, Kurti i kërkon njohje

Samiti i Londrës

Në Samitin e Londrës kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kërkuar bashkëpunim rajonal në tregti, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink ka shkruar mbi atë që u diskutua ndërmjet kryeministrave të Ballanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvilli.

Siç ka shkruar Rigterink në “Twetter” kryeministrja e Serbisë, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon, ndërsa Kurti ka kërkuar reciprocitet dhe njohje të Kosovës.

Në samitin e BERZh që është duke u mbajtur sot janë pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeminstrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe Zoran Tegeltija, kryeministër i Bosnjës dhe Hercegovinës./21Media

Back to top button