Ajo ishte dhunuar nga forcat serbe

Ajo ishte dhunuar nga forcat serbe

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka paraqitur edhe një fotografi tjetër të një 7-vjeçareje që ka vdekur gjatë dhunimit, sot në seancën për gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo 7-vjeçare ka vdekur gjatë dhunimit. E vërteta të mbërrijë aty ku duhet. Ky është gjenocid”, tha Brovina, e cila tha që për këtë foto ka leje nga familja.

Sipas saj, rezoluta duhet të jetë e plotë me të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë.

Kemi mjaft dëshmi. Argumenti dhe e vërteta janë kur flasim ne vet. Ka 20 vjet që s’flasim për të vërtetën, sot duhet. Kam këtu edhe dokumentin për helmimet.”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës po shqyrton propozim-rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”./21Media