Brukseli kërcënon Hungarinë dhe Poloninë

“Ky është paralajmërimi i fundit”

Komisioni Evropian kërcënoi sot me fillimin e procedurave për shkelje kundër Hungarisë dhe Polonisë, nëse ato vazhdojnë të refuzojnë deri në qershor të presin azilkërkuesit nga Italia dhe Greqia.

“Ky është paralajmërimi i fundit”, deklaroi Dhimitris Avramopulos, eurokomisioner për Migrimin.

“Nëse nuk bëhet asgjë para se të prezantohet reporti i radhës në qershor, Komisioni nuk do të hezitojë të përdore fuqitë e tij sipas traktateve dhe të fillojë procedura për shkelje”, theksoi Avramopulos gjatë një konference për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Këto procedura mund të sjellin një padi në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dhe nëse një vend nuk i respekton vendimet e kësaj gjykate atëherë ka sanksione financiare./21Media

Back to top button