Brukseli pret formimin e Qeverisë së re në Maqedoni

Kocijançiç ka thënë se Komisioni Evropian pret që Maqedonia të formoi Qeverinë e re dhe të zgjedhë kryeparlamentarin

Komisioni Evropian pret që të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë të lejojnë që të zhvillohet procesi demokratik duke përfshirë zgjedhjen e kyeparlamentarit dhe më pas Qeverisë së re. Këtë sot e theksoi zëdhënësja e Qeverisë joformale të Bashkimit Evropain, Maja Kocijançiç, shkruan TV21.TV

” Duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja aktuale dhe Qeveria duhet të konstituohet pa anulim, të bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston. E dini se të dy, Përfaqësuesja e lartë dhe komisari Han i bënë thirrje presidentit që ta rianalizojë pozitën e tij. Ne tani presim të gjithë liderët politikë dhe institucionet të lejojnë që procesi demokratik të zhvillohet, ndërsa kjo e përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri, që ne do të donim ta shohim pa anulim”, tha Kocijançiç.

Pritjet e BE-së janë që gjatë kësaj jave të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit ndërsa më pas në afat prej dy javëve të ndodh edhe përzgjedhja e Qeverisë së re të Maqedonisë./21Media

Back to top button