Flori me urim të veçantë për Brunon

Flori me urim të veçantë për Brunon

Për Brunon sot është një ditë më e veçantë, pasi që ai feston ditëlindjen e 27-të.

Në mesin e urimeve të shumta nuk ka munguar edhe urimi i mikut të tij më të ngushtë, Flori Mumajesit.

Flori ka zgjedhur të publikoi një pjesë të shkurtër nga kënga “Pash dy sytë”, që e solli së fundi Bruno përmes të cilës urojë vëllain e tij për ditëlindje.

Gëzuar ditëlindjen, u rrite tani. Dhe pse per vëllëzërit e tu gjithmonë do mbetesh më i vogli“, ka shkruar Flori në Instagram.

 Bruno, në karrierën e tij solli shumë projekte të ndryshme mirëpo më të njohur atë e bëri hiti i madh “Love Me” në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Artisti gjithashtu mori pjesë në disa festivale si:  Top Music Awards, Zhurma Show, dhe Kënga Magjike. /21Media