''Pash dy sytë' publikohet nga Bruno

”Pash dy sytë’ publikohet nga Bruno

Pas ripërpunimit të këngës ‘Lulije’, Bruno solli edhe një këngë tjetër të ripërpunuar, por kësaj radhe i vetëm.

Bëhet fjalë për këngën ”Pash dy sytë’, me tekst të Ilir Beranit, e cila është përpunuar edhe nga këngëtarët tjerë si: Shurte Gashi  e Alban Mehmeti.

Fansat e Brunos janë ata që e mirëpritën këtë ripërpunim, të cilët kanë lënë komente pozitive të Instagramin e Brunos.

Ndryshe, bashkëpunimi i Brunos me Klajdin ”Oj Lulije” i publikuar në fillim të këtij muaji deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 3 milionë klikime. /21Media