BSH: Rritet kreditimi në monedhën vendase

Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, po rrit kreditimin në monedhën vendase Lekë

Sipas BSH-së, kredia në Lekë dhe ajo afatshkurtër, dhanë kontributin kryesor në ecurinë e kredisë së re gjatë 6-mujorit të parë 2017.

Kredia e re në Lekë ishte sa 53% e fluksit të përgjithshëm të kredisë së re. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit u dha rreth 20% (ose 17 miliardë lekë) më pak kredi e re në lekë në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, por 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re në valutë ishte rreth 10% më e madhe në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 80% e kredisë së re në valutë përfaqësohet nga kredia në monedhën Euro, e cila ishte më e madhe në krahasim me atë të dhënë gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Sipas afateve te maturimit, kredia e re afatshkurtër, e cila përbën 53% të totalit, ka dhënë kontributin kryesor në eurinë e kredisë së re gjatë periudhës. Kjo kredi, ndonëse është zgjeruar me 23% në terma vjetorë, paraqet një ngushtim prej 15% gjatë periudhës, bën të ditur BSH-ja.

Back to top button