BSPK e shqetësuar për vdekjen e punëtorit

BSPK bën thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa që punëtorët të kenë mbrojtje dhe siguri në punë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët, sidomos ata të sektorit privat.

BSPK theks të veçantë ka vënë në rastin e vdekjes së punëtorit nga Peja, i cili pasi humbi dorën në aksident pune, ka vdekur në QKUK.

“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK shpreh shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit i shpreh ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë dhe si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe me pastaj rezultoi edhe humbja e jetës”, thuhet në kumtesë.

BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bënë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa që punëtorët, sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.

Punëtori i cili kishte humbur dorën e tij në vendin e tij të punës, ka vdekur të martën./21Media

Back to top button