Dominim i skuadrave vendase në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në NBA

Dominim i skuadrave vendase në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në NBA

Në katër sfida sa u zhvilluan mbrëmë, katër skuadra vendase e kanë nisur me fitore fazën play off të NBA.

Dueli i vendit të parë të Lindjes me të tetin ishte ndeshje që nuk pati shumë histori.

Milwaukee Bucks triumfuan lehtësisht ndaj Detroit Pistons me rezultat 121-86, duke treguar forcën e skuadrës.

Që në çerekun e parë u regjistrua një diferencë e frikshme prej 20 pikësh, me një rezultat 38-18. Epërsia u thellua në 27 pikë në fund të pjesës së parë, 70-43, çka u dha mundësi vendësve ta ulnin disi ritmin për të mos shpenzuar energji të kota.

Gianis Antetokounmpo shkëlqeu me 24 pikë dhe 17 kërcime, në këtë fitore që për Bucks është një fillim i mbarë i play offit.

Fitore lehtë edhe për Houston Rockets 122-90 ndaj Utah Jazz.

Pesë basketbollistë pesëshes startuese të Rockets realizuan pikë dyshifrore, kurse më i miri ishte James Harden me 29 pikë, 10 asistime dhe 8 kërcime.

Portland Trail Blazers ishte skuadra e tretë që si vendas arriti të mposhtë, 104-99 Oklahoma City Tunder. S

Shkëlqeu për vendasit Damian Lillard me 30 pikë, duke fituar sfidën brenda sfidës mes Paul George, që realizoi 26 pikë e kontrolloi.

Një ndeshje me mbrojtje të çelikta ajo në mes Boston Celtics dhe Indiana Pacers që u mbyll me triumfin e vendasve 84-74.

Për Celtics më të mirët rezultuan Irving e Morris që realizuan nga 20 pikë secili.