Fitore e madhe për skuadrën e Milwaukee Bucks në Teksas

Loading...

Fitore e madhe për skuadrën e Milwaukee Bucks në Teksas

Houston Rockets nuk mundi të përballonte forcën e Milwaukee Bucks, që e mundi në shtëpi me rezultat 109-116.

James Harden si zakonisht ka qenë në lartësinë e duhur dhe këtë herë arriti të shënojë 42 pikë. Kundërshtari ishte më solid dhe Giannis Antetokounmpo ishte lideri me 27 pikë, 5 asistime dhe 21 kërcime.

Pa LeBron James të lënduar, Los Angeles Lakers arritën edhe një fitore. Këtë herë skuadra kaliforniane mposhti Detroit Pistons, 113-100, falë paraqitjes shumë të mirë të Kyle Kuzma, i cili realizoi 41 pikë.

Edhe Boston Celtics arriti të triumfonte ndaj rivalit Indiana Pacers me rezultat të thellë 135-108. Marcus Morris e Jaylen Brown me nga 22 pikë dhe Jason Tatum me 20 ishin shënuesit më të mirë të Celtics.

Falë një Anthony Davis në superformë, New Orleans Pelicans vazhdoi momentin pozitiv duke marrë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Me 38 pikë 7 asistime e 13 kërcime, Davis ishte heroi i padiskutueshëm i Pelicans në suksesin 140-124 ndaj Los Angeles Clippers.