Halil Budakova flet për mospërkrahjen e Qendrës Kinematografike

Halil Budakova flet për mospërkrahjen e Qendrës Kinematografike

Aktori i mirënjohur kosovar, Halil Budakova deklaroi se asnjëherë nuk ka marrë mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në emisionin “Kojshia Show” në RTV21, adresoi kritika të shumta ndaj QKK-së.

“Unë përkrahje s’kam pasë prej Qendrës Kinematografike, por ata e dinë vetë. Ata një ditë kanë me u marru edhe prej vetvetes, ka me ju ardhë marre në pasqyre me pa vetveten ata njerëz që s’kanë pasë punu me neve në kuptim pozitiv. Unë kërkujt s’ja kam inati”, deklaroi ndër tjerash Budakova./21Media