Buffon ka humbur tri finale në Ligën e Kampionëve

Buffon ka humbur tri finale në Ligën e Kampionëve

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka fituar një numër të madh të trofeve, por 41 vjeçari nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve.

Gianluigi Buffon thotë se ai falënderon jetën që nuk e la të fitojë Ligën e Kampionëve dhe beson se dështimi i tij për të fituar këtë kompeticionin e ka shtyrë atë të vazhdojë të luajë futboll.

“Për mua është një nxitje e madhe dhe unë duhet të falënderoj jetën që nuk më la të fitoj Ligën e Kampionëve, përndryshe do të pyesja veten pse po luaj”, tha ai.

Legjenda e Juventusit ka humbur tri finale në këtë kompeticion në vitin 2003 kundër Milanit, 2015 kundër Barcelonës dhe 2017 kundër Real Madridit./21Media