Nga fitnesi synojnë kodrat

Nga fitnesi synojnë kodrat

Dy aktorët e njohur të serialit vendor “Kafeneja jone”, Fatmir Spahiu i njohur në serial si Oki dhe Fatos Kryeziu me nofkën Koka, janë padyshim një dyshe përfekte.

Përveç në serial që gjithmonë kanë qenë pranë njeri-tjetrit, ata siç po duket e gëzojnë po të njëjtin raport edhe në jetën real, shkruan rtv21.tv.

Fatosi në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një foto me kolegun e tij, Okin. Ata siç po shihet kanë bashkuar forcat në fitnes. Duke lënë një mbishkrim qesharak, “kodrave”, ka shkruar Koka.  Por si duket nuk e kanë të dy të njëjtin qëllim.

Koka ka shpërndarë edhe një video mjaft qesharake të Okit duke përdour biçikletën në fitnes.

Pa dyshim se të dy aktorët në serialin vendor “Kafeneja jonë” kanë luajtuar në mënyrë profesionale./21Media