"Një kryeministër artist do të ishte më i mirë se një “politikan” klasik"

“Një kryeministër artist do të ishte më i mirë se një “politikan” klasik”

Kosova aktualisht është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, në këtë kohë aderimet nga figurat publike nëpër parti të ndryshme politike nuk kanë të ndalur.

Këto aderime kanë ngjallur reagime të shumta në publiku, shkruan rtv21.tv

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ose siç e njohin të gjithë me emrin, Bufi përmes një postimi në Facebook, u ka dalë në mbrojtje artistëve që i kanë hyrë politikës.

Sipas Fatmirit, është e çuditshme se si publiku nuk ka kritika për arkitet e doktor, që sipas tij edhe ata janë profile publike e popullore.

U knaqet tu i sha e ofendu artistat qe po hyne politike. Bash jeni shfry fort! Kjo eshte krejtesisht normale per faktin qe ata nuk rrehin, nuk ti shperthejne gumat e kerrit, nuk te pysin ku po i qon femijet ne shkolle. Ata mujne veq me nejt perball jush si thes i boksit. Eshte e çuditshme se si nuk reagoni njejte psh per arkitektet, doktoret etj qe poashtu jane profile publike e popullore! Pse eshte ky perceptim negativ per politiken e qe une jam shume dakord nuk eshte faj i artisteve por i atyre qe kane qene deri tash. Asnje artist e sportist kosovar nuk eshte fajtor per ikjen e te rinjeve nga vendi. Artistet e sportistet jane bash ne te njejten thes me qytetarin e Kosoves.  Jam i sigurte qe nje kryeminister artist do te ishte me i mire se nje “politikan” klasik“, ka shkruar Bufi në Facebook.

Emra të njohur të artit këtë muaj i janë bashkuar subjekteve të ndryshme politike si: Adelina Berisha, Fisnik Ademi, Kaci Lleshi, Jeton Zogjani. /21Media