Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope,  kanë vizituar fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave në Prishtinë

Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope,  kanë vizituar fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave në Prishtinë

Bujqësia është një prej sektorëve për zhvillimin ekonomik, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. USAID mbështet këtë sektor me kultura të reja bujqësore.

“Bujqësia është me të vërtet nxitësi kryesor i rritjes ekonomike dhe i krijimit të vendeve të punës në Kosovë. Prandaj, USAID-I dhe Qeveria Amerikane janë të lumtur që kanë mundësi që ta përkrahin Kosovën dhe fermerët kosovarë për rritjen e kulturave të reja. Përderisa ishim duke shkuar një shitës tek tjetri diçka që na la mbresa ishte sepse të gjithë shitësit e dredhëzave dhe boronicave me këto të vjella po I shesin për tregun e brendshëm. Mirëpo, fermerët janë të përgatitur që këto produkte ti shesin edhe jasht vendit dhe kjo është një shenj e shkëlqyeshme e mundësisë për rritje ekonomike të Kosovës”, theksoi Hope.

Edhe Colleen Hyland tha se është krenari që me grantet e USAID po krijohen vende të punës edhe për studentë dhe të rinj në këtë sektor. Bujqësia sipas saj ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

“Jemi shumë krenar që përmes grandeve të USAID-it jemi duke I përkrahur këto të mbjella të reja në Kosovë siç janë boronicat, dhe që po ju japim mbështetje shtesë studentëve kosovarë sa I përket dredhëzave… Sepse ky sektor me këto fruta janë një prej pasurive të mrekullueshme të Kosovës dhe ju nxisim të gjithëve që të blini dredhëza dhe boronica para se t’i blejmë ne, sepse nuk ua lëmë asnjë”, tha Hyland.

Deri në vitin e kaluar në Kosovë, boronicat e tregtueshme u kultivuan në një sipërfaqe modeste prej 20 hektarë në zona të ndryshme, duke përfshirë 15 kultivues. Sot me grantet e USAID-it, zona e mbjelljes është rritur në 45 hektarë dhe përfshinë diku 20 kultivues.

Po ashtu është vlerësuar se më shumë se 160 fermerë janë duke kultivuar dredhëza në rajone të ndryshme në tërë Kosovën, dhe aktualisht rreth 200 hektarë janë nën kultivim.

Deri në vitin 2020, programi i ri i USAID-it zhvillimi bujqësor dhe mundësitë rurale  së bashku me partnerët e tij strategjik do të ndihmojë sektorin e boronicës duke e zhvilluar në një industri të qëndrueshme të tregut të freskët, duke mbështetur 200 hektarë të prodhimit.