Bujqit paralajmërojnë protesta për rrëzimin e Qeverisë

Sipas tyre nuk ka mbetet më rrugë tjetër

Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK), duke u shprehur të pakënaqur me punën e Qeverisë së Ramush Haradinaj, kanë paralajmëruar protesta përmes të cilave do të kërkojnë rrëzimin e saj.

Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri tha se me këta njerëz në krye të Qeverisë së Kosovës nuk ka perspektivë për sektorin e bujqësinë dhe kjo është edhe arsyeja pse kërkojnë largimin e kësaj qeverie.

“Do t’i organizojmë dhe të kërkojmë largimin e kësaj Qeverie, nuk ka mbetet më rrugë tjetër, nuk ka ndryshime prej pas luftës, çdo Qeveri që po vjen, është formuar një bastion i njerëzve të cilët po merren vetëm me korrupsion, i njerëzve të cilët po mendojnë vetëm për xhepat e tyre. Me këta njerëz nuk ka perspektivë, bujqësia e Kosovës dhe për herë të parë po e them kështu, edhe ne si bujq kërkojmë që këta njerëz të shkojnë njëherë e përgjithmonë, sepse më nuk kemi shpresa”, u shpreh ai.

Ai ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë për keqpërdorime të cilat po ndikojnë që sektori i bujqësisë të jetë në gjendje shumë të rëndë, ndërkaq sipas tij kjo ministri po i shantazhon bujqit të mos dalin në protesta.

“Ndodhi e keqja që korrupsioni, keqpërdorimet, keq menaxhimi i projekteve dhe i planeve të ndryshme zhvillimore nuk po përparojnë, nuk janë adekuate dhe bujqësia po shihet pasqyrën e bujqësisë e kemi jashtëzakonisht gjendjen e vështirë. Deri më tani bujqit kanë hezituar me dal në protesta për shkak se kanë qenë të shantazhuar prej Ministrisë së Bujqësisë, ai që ka dalë para mediave ose ka dalë edhe në protesta ka fermerë nuk ka mundur të marrë kurrë subvencione, as grante“, ka thënë Tahiri.

I pakënaqur me punën në sektorin e bujqësisë u shpreh edhe fermeri Nexhmi Hyseni, sipas të cilit, politikave jo adekuate ndikojnë që tokat të mbeten djerrina.

“A po zbrazet Kosova me këto politika me këtë regjim që jeni duke e udhëhequr ju, sa njerëz kanë ikur nga Kosova vetëm për tre muaj a po jetë toka djerrin prej politikave që jeni duke i zhvilluar ju, apo po punohet më pak se në kohën e Millosheviqit. Ekzistenca e fermerëve dita-ditës po pamundësohet në bazë të kritereve që po i zbaton Ministria e Bujqësisë. Kriteret e Ministrisë së Bujqësisë janë të njëjta, dështimet janë të vazhdueshme, kriteret janë vetëm me u zhvilluar në letër. Nuk ka fermer në Kosovë që mundet me arrit një projekt në bazë të kërkesave të ministrisë”, tha ai.

Back to top button