Prishtina Gastronomy Festival po vjen

Prishtina Gastronomy Festival po vjen

Me moton “Bukë e kripë e zemërbardhë”, gjatë datave 20 dhe 21 korrik në Prishtinë do të mbahet edicioni i parë  i Festivalit të Gastronomisë Shqiptare.

Për këtë festival që do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” janë planifikuar aktivitete të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Përgjatë dy ditëve do të prezantohen koncepte të ndryshme gatimi nga kuzhinier të njohur, do të mbahen simpoziume, punëtori, promovime të librave, prezantime të produkteve të ndryshme nga shitës vendor.

Sipas organizatorëve, ky festival pritet të kthehet në një takim vjetor të kuzhinierëve dhe adhuruesve të ushqimit, me qëllim kryesor zhvillimin e kulinarisë shqiptare.

Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Ky festival është mundësi e mirë për kompanitë që të promovojnë produktet dhe shërbimet të tyre në veçanti për bizneset e reja./21Media