Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ali Podrimja është lindur më 28 Gusht, 1942 në Gjakovë. Ai ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit ishin vitet e 50-ta. Në vitin 1957 Podrimja ka botuar poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ai ka vdekur më 2012 në Lodeve, Francë./21Media

Bukuria

Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
“Mos – fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
“Mos! – përsëri m’u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m’u bë.
“I lumi ti!” – dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva.

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.