Kylie zëvendëson Jordyn

Kylie zëvendëson Jordyn

Pas skandalit të tradhtisë, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ndërprenë çdo raport të miqësisë.

Mesa duket tashmë Kylie ka një mike tjetër dhe kjo është Sofia Richie, partnerja e Scott Disick.

Kur Kylie festoi 22-vjetorin e lindjes mes pak të pranishmëve ishte edhe Sofia. Ato kanë kaluar shumë kohë me njëra-tjetrën dhe së fundmi kanë nisur të konsiderohen sërish mike të ngushta.

Ky detaj u vu re nga mediat e huaja dhe nga adhuruesit e vajzave në videon që Kylie publikoi në ‘Instagram-in’ e saj, ku zbulonte disa nga prapaskenat e festës në jaht.

Duket se miqësia e tyre me kalimin e kohës është forcuar sidomos pasi përfunduan konfliktet mes Sofias dhe Kourtney Kardashian. Kujtojmë se i dashuri i Sofias, Scott, ka qenë partneri i Kourtney si dhe kanë dy djem dhe një vajzë së bashku./21Media

View this post on Instagram

 

Throwback to the most beautiful trip of my life!!! Wish i could turn around time 💗 thank you @amberasaly for this video.

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on