Modelja braziliane Isabel Goulart ka bërë të ditur se së shpejti do të dalë përballë altarit

Modelja braziliane Isabel Goulart ka bërë të ditur se së shpejti do të dalë përballë altarit

Ajo është në dashuri me futbollistin gjerman Kevin Trapp dhe së shpejti ata edhe do të martohen.

“Do të jem Miss Trapp së shpejti. Kur takoni një person që ndryshon jetën tuaj në çdo kuptim, atëherë jeni të sigurt se keni gjetur atë të vërtetin. Kevin Trapp të dua! “, tha bukuroshja e famshme.

Lajmi i saj në profilin e Instagram mori shumë pëlqime. Me këtë rast, Goulart tregoi edhe një unazë me një diamant të madh katror që e la atë pa tekst.