Amine Gulse ridekoron shtëpinë e futbollistit

Amine Gulse ridekoron shtëpinë e futbollistit

Futbollisti i Arsenalit Mesut Ozil ka një kohë të gjatë që është në lidhje me bukuroshen turke Amine Gülşe.

Sipas mediave turke, Ozil së fundmi bëri disa rregullime në shtëpinë e tij në Londër e cila kushton plot 46 milion lira turke. Ai ridekoroi dhomën e ndenjes, shpenzimet e së cilës arritën deri në 30 mijë lira.

Thuhet se këto ndryshime në shtëpinë e tyre ata i kanë bërë për t’i “larguar gjurmët” e ish të dashurës së Mesut Ozil, këngëtares gjermane Mandy Capristo me të cilën ai ishte në lidhje një vit më parë.

Ndryshe çifti simpatik pritet që shumë shpejt ta kurorëzojë dashurinë me martesë./21Media