Bulliqi ka treguar se pse kryesia e LDK nuk e ka futur në listën për deputetë

Bulliqi ka treguar se pse kryesia e LDK nuk e ka futur në listën për deputetë

Shpejtim Bulliqi ka thënë se Isa Mustafa së bashku me kryesinë e LDK-së janë përkujdesur që ta largojnë nga lista për deputet. Po ashtu ish-deputeti ka bërë të ditur se ka pasur edhe oferta nga disa subjektet opozitare për tu futur në listat e tyre, mirëpo i ka refuzuar.

“Unë sot po e shoh listën e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Unë e kam njoftuar opinionin publik se nuk do të jem në listën e LDK-së për faktin se kryetari i degës së LDK-së të cilës i përkas në bashkëveprim me kryesinë e LDK-së u përkujdesen të me largojnë nga lista. Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së”, ka theksuar Bulliqi.

Po ashtu Bulliqi ka thënë se motivi i këtyre largimeve është i ulët, pasi ata që e larguan atë dhe kolegët e LDK nga lista për deputetë, kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve të tyre rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas.

“Largimi është bëre selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundërshtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vie shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linquese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaqit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin. Njerëzit e këtij vendi kanë dhënë shumë me tepër se ne-jetën, ndersa ne e sakrifikuam një karrig deputeti që mund të jetë gjeja me e vogël”, ka thënë ai.

Po ashtu Bulliqi ka thënë se gjatë kësaj faze ka pasur oferta nga disa subjektet opozitare për tu futur në listat e tyre, mirpo që me gjithë respektin që i ka për to i ka refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i ka bëre sepse ka besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat.

“Për përbërjen e listës nuk kam çka të shtoj, pos që i bëj apel elektoratit të LDK-së por edhe subjekeve tjera që ti votojnë vetëm ata që e meritojnë, ti mbrojnë me dinjitet kërkesat e tyre e të mos u japin votat njerëzve servil të cilët edhe njëherë treguan se mbi të gjitha e kane interesin e tyre personal”, ka thënë Bulliqi./21Media