Bundesliga, katër fitore të mysafirëve

Në kuadër të xhiros 27 të Bundesligës gjermane në futboll sonte janë zhvilluar pestë takime

Leipzig mposhti si mysafir Mainz 3:2. Sabitzer solli mysafirët në epërsi në minutën 48, ndërsa Werner dyfishoi epërsinë në minutën 52. Në 2:1 rezultatin e zvogëloi Samperio në minutën 69 nga penalltia, ndërsa mysafirët shënuan serish në minutën 81 përmes Keita. Rezultatin përfundimtar 3:2 e vendosi Muto në minutat shtesë të takimit. Bayer Leverkusen në Darmstadt fitoi me rezultat 2:0. Golat për Bayer i shënuan Brandt në minutën 15, pas asistimit të Vollndov, ndërsa asistenti i golit të parë tundi rrjetën e Esser në minutën 56 për 2:0.

Ingolstadt mori pikët nga Augsburg duke shënuar fitore me rezultat 3:2. Deri në minutën 76 mysafirët me golat e Kittel (24) dhe Cohen (35 dhe 67)  udhëhoqën me 3:0, ndërsa për vendësit shënuan Verhaegh nga penalltia në minutën 76 dhe Altintop në minutën 81. Freiburg me golin e Niederlechner në minutën 78 festoi në Wolfsburg, derisa fitoren e vetme si vendës në këtë javë e arriti Borussia M. Me triumfin kundër Hertha me rezultat 1:0.

Autor i golit të vetëm ishte Benesh në minutën 16 të takimit.

Në tabelë udhëheq Bayern M. me 65 pikë, para Leipzig me 55 pikë, Hoffenheim renditet i treti me 51 pikë, etj./21Media

Back to top button