Osmani përmes Facebookut falënderoi Gjermaninë për vendimin

Osmani përmes Facebookut falënderoi Gjermaninë për vendimin

Bundestagu gjerman me 476 vota “për” 122 kundër dhe 16 vota abstenuese i dha dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, raporton TV21.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me ftesë të kryetarit të Parlamentit gjerman, Volfgang Shojble e ndoqi nga afër procesin e votimit.

Menjëherë pas votimit, Osmani përmes facebookut falënderoi Gjermaninë për këtë vendim me fjalët “Danke Deutchland”.

Edhe Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn përshëndeti vendimin gjerman. Ai në profilin e tij në Twitter shkroi: “Njohja e progresit konkret është çelësi si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE-së”, raporton TV21./21Media