Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të përballet me Turqinë në kuadër të garave për kualifikim në Botërorin Rusi 2018

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të përballet me Turqinë në kuadër të garave për kualifikim në Botërorin Rusi 2018

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka deklaruar sot në Shkodër se ndeshja kundër Turqisë do të jetë mjaft e vështirë, pasi që kombëtarja turke ka gjasa që të kualifikohet në vendin e dytë.

“Sot e kemi pasur edhe stërvitjen e fundit. Nuk kam ndonjë raport më të ri dhe të gjithë janë të gatshëm. Do ta kemi një lojë të vështirë, kemi fituar një përvojë, jemi më stabil, më të përqendruar. Turqia është një skuadër e mirë, ka një trajner të madh dhe ka gjasa që të kualifikohet në vendin e dytë”, tha ai.

Bunjaki u shpreh i bindur se kjo ndeshje do të jetë ndryshe nga ajo e zhvilluar më herët në Turqi dhe se përfaqësuesja e Kosovës është në rrugë të mirë që t’i gëzojë adhuruesit e saj me fitore.