Përgjigjet Buraku

Përgjigjet Buraku

Burak Vehapi është njëri nga emrat më të njohur të muzikës popullore. Ai është një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe është mjaft i angazhuar me koncerte, ahengje e projekte të shumta muzikore.

Përveç kësaj, këngëtari gjen kohë edhe për fansat e tij të shumtë, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve që ata i parashtrojnë në rrjetin social Instagram.

Sa i përket jetës private, Buraku është më i rezervuar, por këtë herë ai zgjodhi të tregojë se a është në lidhje. Një nga fansat e pyeti se a ka të dashur, ndërkaq ai iu përgjigj me “JO”.

Nuk munguan pyetje edhe lidhur me profesionin e tij, e një ndër pyetjet ishte se cilin këngëtari e dëgjon me shumë qejf.

Buraku tha se këngëtarin që e dëgjon me shumë qejf është mjeshtri i këngës së vjetër, Ymer Bajrami. Po ashtu, Buraku tha se i pëlqen shumë edhe Aurela Gaçe.

“Secilin qe marr msim prej tij, secilin qe bon muzike te mire pa dallim. Nese duhet me vequ, per momentin e ngoj me shume qef mjeshtrin e kenges te vjeter Ymer Bajramin, per shkak qe me pelqejne ato kange edhe deshires te madhe me i dit sa ma shume kanget e vjetra shqipe me i kendu edhe vet. Me pelqen shume edhe Aurela Gace.”, tha Buraku.

Për festat e fundvitit, Buraku bashkë me këngëtarët tjerë sollën disa potpuri të bukura./21Media