Aktori protagonist i një seriali turk

Aktori protagonist i një seriali turk

Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye me profesion të dy aktorë këtë vit janë bërë prindër për herë të parë.

Dashuria e tyre është bekuar me një djalë, çifti gjatë kohës sa aktorja ishte shtatzënë pohuan se do të shkëputeshin nga projektet për t’iu përkushtuar rritjes së vogëlushit.

Por, oferta për të qenë aktori protagonist i një seriali turk, aktori nuk mund t’i thoshte jo.

Roli i tij i ri po kërkon punë intensive, e cila po e mbanë larg djalit dhe gruas. Krahas angazhimit të shumtë ky rol atij i ka sjellë dhe probleme me bashkëshorten.

Në një intervistë për mediat turke, Fahriye tha se Buraku largohet për më shumë se 13 orë nga shtëpia dhe nuk kalon kohë pranë saj e djalit pesë muajsh, i cili ka nevojë për babain e tij.

Aktorja shpreson që Buraku dhe produksioni të gjejnë një zgjidhje. /21Media