Burdushi beson se liria e tij do të triumfojë në fund

Burdushi beson se liria e tij do të triumfojë në fund

Mjeku popullor, Hysri Peqani “Burdushi”, pasi iu ka ndërprerë paraburgimi ka publikuar një video në të cilën ai shihet duke iu drejtuar miqve dhe dashamirëve të tij nga oborri  i shtëpisë.

Peqani në video ka thënë se beson në pafajësinë e tij.

“Veç sa u lirova nga paraburgimi. Tani jam në shtëpi. Do të paraqitem një herë në javë në stacion policor. E kam pasur të vështirë këtë katër-mujor. Besoj që drejtësia do të jetë në anën time. Do ta kuptoni situatën deri në fund”, tha ai.
“Besoj që me kalimin e kohës do ta kuptoni drejtësinë dhe të vërtetën… besoj që liria ime do të triumfojë në fund”, ka thënë Burdushi.

Gjykata i ka ndërprerë paraburgimin dhe e ka lënë në masën e detyrimit të paraqitjes në stacion policor një herë në javë.

“Burdushi” po dyshohet për kryerjen e 4 veprave penale: Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Burdushi që nga nëntori i vitit 2018 gjendej nën masën e paraburgimit./21Media