“Burdushi shpirtëror”, është emri i biznesit të Peqanit në Prizren

“Burdushi shpirtëror”, është emri i biznesit të Peqanit në Prizren

Mjeku popullor, Hysri Peqani “Burdushi”, ka bërë të ditur se ka regjistruar biznesin e tij që mban emrin “Burdushi shpirtëror”.

“Rregullimi i aktiviteteve të subjekteve, që ofrojnë shërbime shëndetësore, shërbime arsimore dhe kulturore, si dhe shërbime të tjera sociale, përjashtuar shërbimin social” thuhet në përshkrimin e aktiviteteve të Peqanit në biznesin e tij.

“Hajde urime me dizajn të ri dhe kod të ri”, ka shkruar Peqani në Facebook krahas fotografive që tregojnë regjistrimin e biznesit të tij.

Ndryshe, Gjykata Peqanit i ka ndërprerë paraburgimin dhe e ka lënë në masën e detyrimit të paraqitjes në stacion policor një herë në javë.

“Burdushi” është i dyshuar për kryerjen e 4 veprave penale: Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Burdushi që nga nëntori i vitit 2018 gjendej nën masën e paraburgimit./21Media