Burdushi dënohet me 1 vjet burg

Burdushi dënohet me 1 vjet burg

Hysri Peqani, i njohur në opinion si mjeku popullor ‘Burdushi’ është gjetur fajtorë për mashtrim nga Gjykata e Prizrenit. Burdushi u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5,000 euro. Pos gjobës dhe burgimit gjykatësi Fatmir Krasniqi gjatë shpalljes tha se të njëjtit t`i ndalohet ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’ pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor në nëntor të vitit 2018 dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1,500 euro. Gjithashtu si dënim plotësues ndaj tij ishte shqiptuar ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe i detyrës së caktuar në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

Apeli e kishte marrë këtë vendim pasi kishte konstatuar se nuk është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari shumë të rëndësishëm. Përveç këtij rasti, ‘Burdushi’ po mbahet në paraburgim si i dyshuar për kryerjen e 4 veprave penale. Hysri Peqani po dyshohet për veprat penale – ushtrim i kundërligjshëm i veprimit./kallxo